

Berat – Aksident tragjik në fshatin Moravë: humb jetën 29-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, Berat.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Ornel Çaushi, 29 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 29-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë edhe pasagjerja që ndodhej në automjet.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme hetimore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






