Transmetuar më 17-08-2025, 12:34

Tiranë – Aksident me tre makina, plagoset rëndë një 25-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Tiranë, ku nga përplasja e tre automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë një i ri.

Sipas të dhënave zyrtare, E. G., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me mjetin që drejtohej nga A. D., 29 vjeç.

Si pasojë e goditjes, automjeti i 29-vjeçarit është zhvendosur dhe ka përplasur një tjetër makinë me drejtues V. H., 25 vjeç.

Nga ngjarja, 25-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës, ku ka nisur procedimi penal për 27-vjeçarin. /noa.al

Foto arkivi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit