

Një pistoletë e gjetur gjatë kontrollit të Policisë në rrugën “5 Maji” në Tiranë, rikthen shqetësimin mbi fenomenin e qytetarëve që qarkullojnë të armatosur.
Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “The Walker”, sekuestroi armën gjatë një kontrolli të zakonshëm, duke konfirmuar edhe një herë rrezikun që paraqet prania e armëve të paligjshme në qarkullim.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “The Walker”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë.
32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Klevi Prodani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ky fakt ngre disa pyetje:
Për çfarë arsye një 32-vjeçar ndien nevojën të lëvizë i armatosur në mes të qytetit?
Çfarë krimi mund të fshihej pas mbajtjes së kësaj arme?
A lidhet arma me episode grabitjesh, shantazhesh apo përplasje mes grupeve kriminale?
Përgjigjet do t’i japin hetimet, por rasti tregon se rreziku i krimeve të mundshme është i pranishëm për aq kohë sa armët mbahen jashtë kontrollit të ligjit. Çdo armë e gjetur në rrugë është një krim i mundshëm, këtë radhë i parandaluar.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse arma ka qenë e përfshirë në ngjarje kriminale të mëparshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






