

Lushnjë – 38-vjeçari përndiqte dhe dhunonte një 30-vjeçare, arrestohet nga Policia
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga Fatjon Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Lushnjë, pas kallëzimit të një 30-vjeçareje se ishte përndjekur dhe dhunuar prej tij.
Sipas hetimeve, për rreth 2 muaj, 38-vjeçari dyshohet se e ka ndjekur vazhdimisht gruan dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj edhe në ambientet e biznesit ku ajo punonte, duke i shkaktuar ankth e pasiguri.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, autori u kap dhe u ndalua.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore, në ngarkim të tij për veprën penale “Përndjekja” dhe “Dhunë në familje”. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






