

RROGOZHINË- Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Rrogozhinë. Arrestimi tij ka ardhur pasi ia ka ndezur një zjarr në tokën e tij i cili më pas është përhapur duke djegur një sipërfaqe të madhe toke.
I arrestuari është identifikuar si Izabel Aliu. Zjarri është vënë në fshatin Ballaj ku janë djegur edhe pemë frutore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
"Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara," thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






