

GJILAN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjilan. Mësohet se na aksident janë përfshirë 6 automjete. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rretj orës 22:20 rrugën “Lufta e Gjilanit’’. Nga ngjarja janë plagosur nëntë persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta. Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet të aksidentit ndërsa mjetet e para të përplasur kanë më shumë dëme materiale pasi janë përplasur direkt. Disa mjete të tjera kanë tentuar të devijojnë që të mos përplasen dhe janë ngjitur në bordurat anash rrugës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






