Transmetuar më 17-08-2025, 07:37

TIRANË- Moti sot do të jetë përgjithësisht i kthjellët gjatë paradites, por me prani të vranësirave të lehta që mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në zonat malore dhe ato lindore. Pasdite pritet që këto vranësira të bëhen më të theksuara, por nuk ka sinjale për reshje shiu.

Temperaturat parashikohen të jenë të larta gjatë gjithë ditës, me vlera që do të lëvizin nga rreth 18°C në orët e para të mëngjesit, deri në 33°C në orët e mesditës. Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit