Transmetuar më 16-08-2025, 14:47

Një grua ka mbetur e plagosur me thikë pasi u godit nga bashkëjetuesi i saj.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë në rrugën “Besim Alla”.

E plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori, i identifikuar si Fatlind Cili 41 vjeç ishte arratisur nga vendngjarja, por brenda pak minutash u kap nga forcat e Komisariatit Nr.4 në bashkëpunim me Komisariatin 6.

Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia mes çiftit.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

-F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit