Transmetuar më 15-08-2025, 20:03

Korçë – Plagosje me thikë në fshatin Mollaj, autori i dyshuar shoqërohet nga Policia.

Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Shtetasi Ari Kodra, 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë) nga shtetasi Aleks Qishi, 41 vjeç.

27-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Aleks Qishi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale, kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. Q. për të plagosur 27-vjeçarin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e provave të nevojshme që do të shërbejnë në vijimin e procedimit penal. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit