Transmetuar më 15-08-2025, 17:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e shkollës “Tafil Rexhepi”, ku një 14-vjeçar, nxënës i kësaj shkolle, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u godit me thikë. Humbja e parakohshme e Eraldit ka lënë një plagë të thellë te mësuesit, shokët e klasës dhe të gjithë ata që e kanë njohur si një djalë të sjellshëm, plot ëndrra dhe dashuri për dijen.

Në një postim prekës, shkolla i ka dhënë lamtumirën nxënësit të saj:

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur, Erald! Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësi. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër. Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale. U prehsh në paqe! Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës. Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe!”

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit