Transmetuar më 15-08-2025, 15:01

Është rikthyer sërish në Shqipëri themeluesi i “WhatsApp”, Jan Koum.

Jahti "Nebula" i Koum ka ndaluar në Sarandë paraditen e sotme.

“Nebula” i ndërtuar nga Astilleros Armon në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, renditet në numrin 339.

Ai është një jaht mbështetës modern (support vessel) i projektuar për të shoqëruar jahtin e madh “Moonrise”.

Ndërtuar në vitin 2022, ky jaht ka:

Shpejtësi deri në 20 nyje (16 nyje në korsinë lundrimi normalë), Kapacitet për 8 të ftuar dhe 10 anëtarë ekuipazhi Zbatim i tipit katamaran me gamë lundrimi mbi 4,000 milje detare. Vlera e përllogaritur: rreth $40 milion, ndërsa shpenzimet vjetore operacionale arrijnë deri në $4 milion.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit