

Maliq/ Pas hetimeve policore, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg
Policia e Korçës tha sot se arrestoi 8 persona të cilët i sheh si të përfshirë në vrasjen e Erald Xhejos, djalit 14 vjeç që humbi jetën nga goditje me thikë.
Tashmë është zbardhur dhe dinamika e ngjarjes. Djali tjetër 114-vjeçar që policiane sheh si autor të dyshuar të vrasjes, pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet.
Sakaq, babai dhe xhaxhai i autorit të dyshuar, fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi.
Katër djem të tjerë, gjithashtu të mitur, ishin të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve. Ata, nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
Ndërkohë, një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin vrasës.
Duke përmendur arrestimin e këtyre tetë personave, Policia tha se u sekuestruan mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë:
"Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:
-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.". /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






