

RROGOZHINË – Egnatia u mposht 2-4 nga sllovenët e Olimpija Ljubljanës në turin e tretë kualifikues të Conference League, duke qenë jashtë garave evropiane. Me sfidën e parë në Slloveni që ishte mbyllur 0-0, të besuarit e Edlir Tetovës u futën në fushë me besim dhe kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë me Regi Lushkjan. Në minutën e 32-të Jelenkovic vendosi ekuilibrat, ndërsa Marin në të 79’ kaloi në epërsi miqtë. Duhej sërish Regi Lushkja me një supergol që të mbyllte kohën e rregullt 2-2 dhe të dërgonte ndeshjen në shtesë.
Miqtë nga Sllovenia u treguan më të saktë dhe në shtesë shënuan dy gola me Durdov dhe Blanco, për rezultatin 2-4. Pas Champions League, Egnatia eliminohet edhe nga Conference League duke mbyllur garimin në Evropë.
Tifozët vendas mund të ngushëllohen me faktin se asistuan në takimin e fundit të Regi Lushkjës me fanellën e Egnatias, pasi lojtari me shumë mundësi do të largohet këtë verë drejt kampionatit turk, me ekipin e Sivasspor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






