

Personi në foto është Erald Xhejo, 14 vjeçari, I cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari E. Guri.
Krimi i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje (14 gusht) në fshatin Pirg të Maliqit.
Ngjarja tragjike ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.
Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.
Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.
Autori i dyshuar
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






