

Beograd- Ashtu siç e kishin njoftuar, studentët serbë kanë nisur protestat edhe mbrëmjen e sotme në disa qytetet të vendit. Qindra qytetarë janë mbledhur në qytete të ndryshme të Serbisë për të protestuar ndërsa kanë bërë thirrje që vendi duhet të zgjohet.
Në Beograd, deri më tani, nuk ka pasur përplasje ndërsa në Novi Sad mediat serbe raportojnë se një vitrinë dyqani në ambientet e SNS-së u thye. Përpara Shtabit të Përgjithshëm, qytetarët protestues hodhën disa sende drejt mbështetësve të SNS-së.
Ispred SNS Savski Venac pic.twitter.com/Ypt1igQlxj
— Daniel Bukumirovic (@bukumir) August 14, 2025
Nga ana tjetër policia është e mbërthyer deri në fyt ndërsa janë në gatishmëri për tiu përgjigjur protestuesve. Mbrëmë në rreth 30 qytete u organizuan protesta "Serbi, zgjohu". Gjatë tyre, trazirat dhe përplasjet më të mëdha midis demonstruesve dhe policisë ndodhën në Beograd dhe Novi Sad, pranë dhe brenda ambienteve të partisë në pushtet SNS.
Batinaši sa štanglama u Kneza Miloša spremni da tuku našu decu! pic.twitter.com/OvxDN6Ov88
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






