Transmetuar më 14-08-2025, 20:53

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin i cili përfundoi tragjikisht me një viktimë në Maliq. Mësohet se dy adoleshentët e përfshirë në ngjarje kanë patur edhe konflikte të mëparshme. Raportohet se sot pasdite viktima dhe autori i dyshuar janë takuar për t’u saqruar por konflikti ka agravuar në përdorimin e thikës.

Për pasojë është plagosur Erald Xhejo i cili fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ka humbur jetën në spital. Autori ka dëmtime, por jo me thikë. Ai ndodhet në spital dhe është duke u marrë në pyetje nga policia. Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar nuk janë nga fshati Pirg, ku ka ndodhur plagosja. Viktima bëhet me dije se është nga fshati Zvirina, ndërsa autori nga Leminoti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit