Transmetuar më 14-08-2025, 19:11

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur shoferi dhe pasagjerja, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Maliq-Moglicë", shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit