

Maliq, 14 gusht 2025 – Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, në aksin rrugor “Maliq–Moglicë”, një automjet ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesi i tij, shtetasi A. D., 43 vjeç, humbi kontrollin mbi mjetin.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja J. D., të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






