Transmetuar më 14-08-2025, 15:16

Avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj ka arritur ta mundë sëmundjen me të cilën po përballej prej 4 muajsh.

Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook dhe ka shkruar “e munda sëmundjen e mallkuar”.

Avokati falënderon të gjithë personat që e kanë mbështetur në këtë periudhë.

“Përsëri në këmbë. E munda sëmundjen e mallkuar. Faleminderit të gjithë miqtë që më kanë mbështetur në këto 4 muaj të vështira”, ka shkruar avokati.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit