Transmetuar më 14-08-2025, 09:54

KORÇË- Vatra e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vijon të jetë ende aktive dhe flakët janë përhapur edhe më shumë nga era e fortë drejt territorit grek. Gjithashtu ekipet janë në terren dhe po vijojnë mbajtjen në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit. Konkretisht në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete.

Ndërkohë shërbimi i bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë rreth dy orë larg në një terren të vështirë. Përgjatë terrenit ka rrezik nga municione të pashpërthyera, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit