Transmetuar më 13-08-2025, 17:53

Ukraina është e gatshme të negociojë për çështjet territoriale, por "njohja ligjore e pushtimit rus nuk është në diskutim", deklaroi sot kancelari gjerman Friedrich Merz, raporton noa.al.

Deklarata e prerë u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Volodymyr Zelensky, pas një videokonference që pati me udhëheqësit evropianë, presidentin ukrainas dhe Donald Trump, përpara takimit të së premtes midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë i bënë thirrje presidentit amerikan që të mos procedojë në mënyrë të njëanshme me një marrëveshje paqeje me Rusinë që parimisht ka për qëllm për t’i dhënë fund luftës.

Merz tha se udhëheqësit evropianë i bënë thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump në takimin online që të punojë drejt një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë në një mënyrë që mbron interesat e sigurisë evropiane dhe ukrainase, ndërsa vuri në dukje se Ukraina duhet të jetë në tryezën e paqes.

Konkretisht, kancelari gjerman përcaktoi pesë parime themelore:

"Ukraina duhet të jetë në tryezë", "ne duam që një armëpushim të jetë hapi i parë", "Ukraina është gati të negociojë çështjet territoriale, por njohja ligjore e pushtimeve ruse nuk është në diskutim", "kërkohen garanci të forta sigurie për Kievin, me forcat e sigurisë ukrainase që mbeten" dhe "negociatat duhet të jenë pjesë e një strategjie transatlantike që do të përqendrohet në mbështetjen e fortë për Ukrainën në presionin e nevojshëm ndaj Rusisë".

Ai theksoi gjithashtu se në çdo marrëveshje "armëpushimi duhet të vijë i pari", ndërsa shtoi se Trump ndan me evropianët, "kryesisht" pikëpamjet për këtë çështje, ndërsa shprehu shpresën "se do të ketë paqe në Ukrainë".

Sipas Kancelarit, nëse nuk ka lëvizje nga pala ruse në Alaska, SHBA-të dhe Evropa duhet të “shtojnë presionin”.

Përveç kësaj, është rënë dakord që pas takimit me Vladimir Putin, Donald Trump së pari do të informojë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe më pas Bashkimin Evropian.

"Ne evropianët po bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për ta drejtuar këtë takim në drejtimin e duhur. Ne duam që Presidenti Donald Trump të ketë sukses në Anchorage të premten", tha zoti Merz, duke shtuar se "ka shpresë për një përfundim të mundshëm të luftës".

Macron: "Vullneti i SHBA-së është të arrijë një armëpushim"

“Vullneti i Shteteve të Bashkuara” është të “arrihet një armëpushim” në Ukrainë, tha sot Presidenti francez Emmanuel Macron me Donald Trump, dy ditë para takimit të presidentit amerikan me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Alaska.

“Çështjet territoriale që lidhen me juridiksionin e Ukrainës nuk mund të negociohen, ato do të negociohen vetëm nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky”, theksoi presidenti francez, duke folur nga rezidenca e tij verore në Fort de Bregancon, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.

"Sot nuk ka plane serioze për shkëmbim tokash në tavolinë", shtoi Macron. /noa.al

Foto: JOHN MACDOUGALL/Pool nëpërmjet REUTERS

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit