Transmetuar më 13-08-2025, 16:51

Një video e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, tregon momentin kur banorët e fshatit Skënderbegas përballen me momente tmerri teksa zjarri u afrohej banesave.

Situata alarmoi edhe ekipet e zjarrfikësve.

“Hajde ikim, do digjemi”, shprehet një nga zjarrfikësit.

Ndërkohë, në zonë dëgjohen shpërthime predhash si pasojë e flakëve që përfshinë malin.

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat.

39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët.

Në mesditë flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie.

Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit