Transmetuar më 13-08-2025, 15:57

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend ku janë përfshirë disa zona të ndryshme të vendit.

Në një mesazh për qytetarët amerikanë, ambasada thekson rëndësinë e kujdesit të shtuar në zonat e rrezikuara.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po vazhdon të ndjekë nga afër disa zjarre në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret”, -thuhet në njoftimin zyrtar.

Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret.

Situata më kritike është regjistruar në Delvinë dhe Gramsh ku ka pasur dëme të shumta materiale dhe ka pasur evakuime masive.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit