

POLIÇAN- Një tjetër vatër zjarri problematike është në Njësinë Administrative Tërpan në Poliçan. Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin dhe fikjen e flakëve.
Përhapja e flakëve ka sjellë që zjarri të afrohet pranë banesave duke rrezikuar djegien e tyre. Nga situata alarmante pasdite janë evakuar banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe banorët e zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur të Ballollit. Temperaturat e larta dhe era kanë qenë në favor të flakëve të cilat rrezikojnë dhjetëra banesa dhe jetët e banorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






