

Përditësim
Policia e Durrësit ka vendosur në pranga Alban Domin, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri E. D pas një sherri për parakalim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D.
Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Media raportuan më herët sonte se në Durrës kishte një ngjarje me dyshime për një viktimë. Policia lokale e pyetur nga noa.al deklaroi se nuk ka viktima.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






