Transmetuar më 12-08-2025, 20:20

Dy bomba të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer ditën e sotme në fshatin Lekël në Tepelenë për shkak të temperaturave të larta.

Si pasojë e shpërthimit, në zonë janë përhapur zjarre duke djegur 5 stane, tre viça dhe një Kishë.

Aktualisht situata e zjarrëeve në vend paraqitet e rëndë. Më e përshkallëzuar nga përhapja e flakëve është zona e Gramshit, ku deri tani janë evakuuar 200 banorë.

Situatë kritike mbetet edhe në fshatin Hormovë të Tepelenës si dhe në tre fshatra të Beratit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit