

Dy të vdekur nga zjarret në Gramsh, digjen disa fshatra – situata kritike
Gramsh – Zjarret masive që kanë përfshirë zonën e Gramshit kanë shkaktuar humbjen e dy jetëve dhe dëme të konsiderueshme materiale. Lajmin e bëri të ditur kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
“Humbje jete mund të jenë dy persona. Një është konfirmuar, por mendohet edhe për një të dytë. Jemi në gatishmëri. Situata është kritike, janë disa vatra zjarri që po zhvillohen”, deklaroi Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare.
Zjarret kanë përfshirë disa fshatra, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe tokë bujqësore.
Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë në terren për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa vështirësitë janë të mëdha për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të evakuohen menjëherë dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të shpëtimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






