Transmetuar më 12-08-2025, 18:42

Silvana Zhupani, 43 vjeçe, ndodhet në spitalin e Gramshit pasi u lëndua nga flakët që përfshinë shumë banesa, përfshirë të sajën në fshatin Kullollas.

Ajo tregon se zjarri erdhi krejt papritur dhe rrëfen momentet kur humbi vjehrrin e saj teksa ai po përpiqej të shuante flakët.

"Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot.

I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një zorrë me ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, tha ajo duke shtuar se nuk ishte vjehrri i saj që ndezi zjarrin.

Silvana tregon se vjehrri u përfshi nga flakët dhe nuk arriti ta shpëtojë pasi ai nuk doli i gjallë që andej.

Ndiqni videon me rrëfimin e plotë tronditës:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit