Transmetuar më 12-08-2025, 18:04

Zjarret që kanë shpërthyer sot në rrethin e Gramshit kanë shkaktuar vdekjen e një burri në moshë të thyer dhe plagosjen në shkallë të ndryshme të tetë të tjerëve.

Mes të lënduarve është edhe kjo zonjë e cila tregon peripecitë kur u përball me flakët që i erdhën krejt papritur në shtëpi.

"Zjarri erdhi përnjëherë dhe unë nuk munda ta shuaja dot. Kërkova ndihmë, policisë, njerëzve, por nuk erdhi të më ndihmojë njeri", rrëfen e lënduara Silvana Zhupani, 43 vjeçe, duke folur me bashkëpunëtorin e noa.al.

E plagosura tregon në videon që gjeni më poshtë dhe momentet tragjike kur humbi vjehrrin e saj që u përfshi fatalist nga flakët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit