

Tetë persona janë plagosur sot nga zjarret në Gramsh, pasi flakët përfshinë edhe fshatin Harunas, pak orë pasi po digjej një pjesë e Kullollas.
Bashkëpunëtori i noa.al duke raportuar nga Gramshi, informon se sipërfaqe të tëra janë nën flakë në fshatin Harunas.
Problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh.
Aktualisht atje po bëhet evakuimi i banorëve, një pjesë e të cilëve kanë vështirësi të dalin nga zona e mbuluar nga tymi.
Raportohet se ndërhyrja aktualisht nuk është e mundur pasi rruga është përfshirë nga flakët dhe rrezikohet jeta e zjarrfikësve.
Ndërkohë u përkeqësua situata në Skënderbegas. Zjarri po shkon drejt fshatit Skenderbegas, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Një helikopter ka shkuar në vatrën e zjarrit në fshatin Skëndërbegas. Si pasojë e zjarrit është raportuar një humbje jete.
Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra në situatë të rënduar. Mbi 150 forca tokësore po punojnë për izolimin e zjarrit, por është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale ushatarake.
Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






