

TIRANË- Një 46 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka goditur me thikë komshiun e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshmë në në rrugën “Jakov Xoxa”, ku 46-vjeçari plagosi me thikë fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për gjetjen e thikës që u përdor në plaogsje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se goditi me mjet prerës komshiun e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e djeshme, në rrugën “Jakov Xoxa”.
Punohet për gjetjen e mjetit prerës me të cilin 46-vjeçari kreu plagosjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






