Transmetuar më 12-08-2025, 13:51

GRAMSH- Situata raportohet alarmante nga zjarri në Gramsh. Ministria e Mbrojtjes ju ka bërë thirrje urgjente banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

"THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Flakët kanë përfshirë teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një përson ka mbetur i bllokuar brenda. Pak minuta më parë u raportua gjithashtu se si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët. Bëhet me dije se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit