Transmetuar më 12-08-2025, 09:19

KOSOVË- Një person është arrestuar në Prizren nga policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë gjatë disa kontrolleve në dy lokacione, pas arrestimit të 31-vjeçarit me iniciale H.K., policia ka sekuestruar 4.4 kilogramë kokainë me vlerë 300 mijë euro.

Gjithashtu janë sekuestruar:

-Dy (2) peshore elektronike; -Të holla (para) në vlerë prej 260 euro; -Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike; -Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA; -Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max; -Një (1) skalper; -Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Bëhet me dije se hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të Kokainës në Prizren, antidroga e Policisë së Kosovës i sekuestron drogë në vlerë rreth 300 mijë euro Prishtinë, 12 gusht 2025

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: •Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram; •Dy (2) peshore elektronike; •Të holla (para) në vlerë prej 260 euro; •Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike; •Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA; •Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max; •Një (1) skalper; •Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit