Transmetuar më 11-08-2025, 16:23

Një vatë zjarri masive ka përfshirë zonën pranë Syrit të Kaltër në jug të vendit, duke rrezikuar drejtpërdrejt këtë monument natyror të mbrojtur. Bëhet me dije se të gjithë turistët janë evakuuar me shpejtësi nga zona për shkak të përhapjes së flakëve.

Aktualisht në terren ndodhen vetëm efektivët e MZSH Finiq, ndërsa mungon mbështetja nga ajri, çka e vështirëson ndjeshëm përballimin e situatës. Konkretisht mbi 500 turistë që ndodheshin në zonë në momentin e shpërthimit të zjarrit janë larguar.

Gjithashtu raportohet se në vend ishin të parkuara rreth 100 automjete. Ekspertët theksojnë se pa një ndërhyrje nga ajri, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të shmanget përhapja e mëtejshme e flakëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit