

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me pikëpyetjet e ngritura lidhur me shitjen e mundshme të ishullit të Sazanit.
Në një deklaratë të tij, Berisha theksoi se ligjet shqiptare lejojnë dhënien e tokave dhe pasurive për një periudhë të caktuar, por nuk ka dijeni për asnjë shitje të ishullit te dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ai gjithashtu e mohoi përfshirjen e Edi Ramës në diçka të tillë.
“Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama. Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, theksoi Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






