

Një burrë humbi jetën pasi u përplas nga një makinë sot paradite në hyrje të Hamallaj, raporton noa.al.
Burime në vendngjarje thanë për noa.al se një makinë fuoristradë tip Hyundai dyshohet se është përfshirë në aksidentin dramatik.
Si pasojë e përplasjes, është plagosur për vdekje një burrë vendas rreth 70 vjeç.
Policia e Durrësit tha për noa.al se burri i plagosur është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital ku ndërroi jetë.
"Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






