Transmetuar më 10-08-2025, 22:43

TURQI- Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e lëkundjeve disa ndërtesa u shembën. Ndërkohë Ekipet e Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive po vijojnë punën për shpëtimin e jetëve njerëzore, të cilët mbetën në rrënoja. Tërmet me magnitudë 6.1, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, goditi në orën 7:53 të mbrëmjes, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll dhe Izmir.

Sipas mediave turke disa persona janë shpëtuar nga rrënojat. Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që ndodhi në orën 19:53 në lagjen Sındırgı të Balıkesirit u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Pamjet filmike tregonin momentet kur produktet binin nga raftet dhe qytetarët iknin të panikosur për shkak të lëkundjeve të forta.

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se ekipet po kryenin punë për vlerësimin e dëmeve në terren pas tërmetit me magnitudë 6.1 në rrethin Sındırgı të Balıkesirit. Kurum u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe.

"Ne jemi në gatishmëri me të gjitha njësitë tona dhe po vlerësojmë çdo raport që marrim. Po monitorojmë zhvillimet dhe u urojmë të gjithë qytetarëve shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e ministrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit