

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter, goditi sot qytetin Balikesir në Turqi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Një ndërtesë u shemb për shkak të tërmetit, i cili u ndje edhe në zona të tjera të Turqisë, si në Stamboll dhe Izmir.
Tërmeti u ndje edhe në ishujt e Egjeut Lindor, raporton noa.al.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 km. Dy lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 dhe 4.1 të shkallës Rihter janë regjistruar tashmë.
Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar ose të vdekur. /noa.al
#Balıkesir #Sındırgı Çarşı Hükümet konağı yanında bulunan bina yıkıldı. #deprem pic.twitter.com/ifuEia11oJ
— Türkiye Duysun (@trduysun) August 10, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






