

ITALI- Një shpërthim i ri ka ndodhur në malin Etna në Siçili. Shpërthimi i vullkanit u njoftua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili vizitoi vendin për analiza të mëtejshme. Ndërkohë, bëhet me dije se llava po rrjedh nga një lartësi prej 3,000 metrash.
Aktiviteti filloi mbrëmjen e 9 gushtit dhe një alarm portokalli është lëshuar për fluturimet nga Aeroporti i Katanias. Burimi i dridhjeve vullkanike është lokalizuar në një lartësi prej 2,800 metrash, midis humnerës dhe kraterit verilindor, ndërsa nuk është raportuar asnjë aktivitet i rëndësishëm infrasonik.
Një ngjarje tjetër dhe aktivitet i rëndësishëm vullkanik ishte regjistruar tashmë në të njëjtin krah të vullkanit, me një rrjedhë të gjatë llave në shkurt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






