

GJILAN- Tragjedi në Gjilan. Vriten babë e bir dhe një tjetër. I dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Sipas mediave të Kosovës konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.
“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.
Ngjarjen e rëndë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani. Siç raportohet dy nga viktimat u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar, ndërsa viktama e tretë u konfirmua në spital. Gjithashtu autori është në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, autori i dyshuar i krimit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Policia e Kosovës në bashkëpunim më prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.
"Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.
I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






