

Ish-banorja e BBV 4, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta e saj personale.
Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta e saj personale.
Blogerja e njohur u shpreh se ka një pëlqim për një djalë, por nuk ia ka thënë. Rizarta shtoi se edhe djali në fjalë e pëlqen atë, por ndryshe nga ajo, ai i ka treguar.
“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi crush, prandaj është i vogël dhe i ëmbël si sekret. Ua thashë juve por mos ia thoni njeriu, as atij se nuk i kam thënë akoma se e pëlqej. Rëndësi ka që ai më pëlqen mua dhe më ka thënë”, tha Rizarta.
Ish-banorja u shpreh se zakonisht është një partnere intense, pavarësisht se të jep përshtypjen e ëmbël dhe e qetë.
“Jam pikante në një marrëdhënie”, tha ajo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






