Transmetuar më 09-08-2025, 23:01

FINIQ- Zjarri vijon të jetë aktiv në disa zona të bashkisë Finiq. Konkretisht flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjane.

Sipas raportimeve, autoritetet po punojnë me forca shtesë për të ndaluar përhapjen deri te banesat. Ndërkohë bëhet me dije se disa nga banorët në këto zona kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.

Raportohet gjithashtu se një helikopter raportohet se ka punuar deri në orët e vona të mbrëmjes duke hedhur ujë nga ajri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit