

Një punonjës policie në Shkodër është përplasur mbrëmjen e sotme nga një automjet ndërsa po kalonte në vijat e bardha për të shkuar në shërbim, duke pësuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani” të Shkodrës, një punonjës policie është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte në vijat e bardha për të shkuar në shërbim.
Sipas burimeve zyrtare, automjeti drejtohej nga shtetasi B. N., i cili dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin, duke goditur P. K., 60 vjeç, punonjës policie.
I lënduari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






