

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje. Duke ironizuar, Rama thotë se kjo video është për ata që thonë se shkelësit e mëdhënj nuk po ndëshkohen.
Ai shprehet se ndërtimi në fjalë nuk është as i pari dhe as i fundit që do të shembet për shkak të paligjshmërisë. Ndërkohë më tej thotë se pakoja e re e masave që do të miratohet "së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve."
POSTIMI I PLOTË:
Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit.
Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






