

Raportohet ndërkohë se autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites.
VLORA- Porti i Vlorës ka pritur në orët e para të mëngjesit 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë. Raportohet ndërkohë se autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites.
Sipas informacioneve, e sotmja shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës.
Fluksi më i madh regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave, kur shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian zgjedhin të kthehen në atdhe për pushimet verore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






