Transmetuar më 08-08-2025, 23:46

Tiranë – 27-vjeçari plagoset me armë zjarri në “Zonën e Treshit”

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, në spital është vetëparaqitur shtetasi R. Ç., 27 vjeç, i plagosur në këmbë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri në zonën e njohur si “Zona e Treshit”.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur grupin hetimor për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar plotësisht ngjarjen. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit