Transmetuar më 08-08-2025, 20:10

Gaza- Një ballkon i një pallati në Gaza City u shemb ndërsa dhjetëra palestinezë u përpoqën të merrnin produkte nga një pako me ndihma humanitare që kishte rënë në çatinë e një restoranti.

Si pasojë e incidentit kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas një videoje që qarkullon në internet incidenti ndodhi kur një pako me ndihmë humanitare që ishte hedhur me parashutë nga një aeroplan u bllokua në çatinë e ndërtesës.

Pakoja ra në një ballkon, vendndodhja e të cilit u identifikua përmes gjeolokacionit. Qindra palestinezë nxituan drejt vendit të ngjarjes dhe shumë prej tyre u ngjitën në të në një përpjekje të dëshpëruar për të arritur kutitë e ndihmave. Ndërsa pesha u rrit, ballkoni filloi të përkulej përpara se të shembej mbi ata që ishin në tokë.

Avionë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Gjermania, Belgjika, Franca dhe për herë të parë Holanda hodhën sot 72 paleta me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, sipas ushtrisë izraelite. Çdo paletë përmban rreth një ton ushqim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit