

Durrës – Arrestohet 43-vjeçari, i dyshuar për shpërndarje kokaine; sekuestrohen 250 gramë lëndë narkotike
Një 43-vjeçar nga Durrësi është arrestuar si i dyshuar për shpërndarje kokaine në zona të ndryshme të qytetit dhe në zonën e plazhit.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjetën doza të gatshme për shitje me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Vijimi i kontrollit në banesën e tij çoi në sekuestrimin e një sasie tjetër prej disa qeseve me lëndë të njëjtë, një peshore elektronike, si dhe një total prej rreth 250 gramësh kokainë me vlerë mbi 25 mijë euro në tregun e zi narkotik.
Po ashtu, u sekuestruan tre telefona celularë dhe automjeti që përdorej për shpërndarje.
I dyshuari Jorgent Dhima, banues në lagjen nr. 7 të Durrësit, u ndalua në lagjen nr. 18 gjatë një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me njësi të tjera.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila po ndjek hetimet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






