Transmetuar më 08-08-2025, 09:55

MALLAKASTRA- 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj është ndaluar nga Policia në Mallakastër për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”. Bëhet me dije se një parcelë hashashi është zbuluar nga Policia e Mallakastrës orët e fundit gjatë një operacioni për monitorimin e territorit. Sipas informacioneve, pasi gjatë aksionit të koduar “Koordinata”, u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës autori i dyshuar.

“Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, njoftoi policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit