Transmetuar më 08-08-2025, 09:56

Kavajë – Arrestohet 47-vjeçari pas përhapjes së një zjarri në tokë me pemë frutore

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në fshatin Kryeluzaj, Kavajë. Sipas burimeve, flakët nisën nga djegia e mbeturinave në një parcelë private dhe më pas u përhapën në zonën përreth, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë veprimeve hetimore, u identifikua dhe u arrestua 47-vjeçari G. B., banues në Kavajë, i dyshuar si personi përgjegjës për ndezjen e zjarrit.

Hetimi paraprak tregon se ai po digjte mbeturina në tokën e tij, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, raporton noa.al.

Materialet e çështjes i janë kaluar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë procedurat ligjore për këtë rast. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit